
Arbnor Muja është zyrtarisht lojtar i Royal Antwerp në Belgjikë. Sulmuesi është bashkuar nga klubi i Dritës për shifrën e 400 mijë eurove, ndërsa la përshtypje te belgët gjatë përballjeve europiane që klubi i Kosovës realizoi në Europë.
Kontrata e firmosur është 3-vjeçare me të drejtë rinovimi dhe për 1 tjetër. Numri që do mbajë në fanellë futbollisti është 11. Pritshmëritë për të janë të mëdha, me Antwerp që po vazhdon rrugën drejt Conference League. 23-vjeçari ka dhënë gjithashtu kontributin e tij për moshat e Kosovës, ndërsa pret ftesën nga ekipi i parë.
Kujtojmë se Muja ishte pjesë e Skënderbeut prej korrikut të vitit 2019. Korçarët e dërguan më pas te Trepça 89 si huazim, për ta larguar si të lirë vetëm verën e kaluar. Në këtë rast përfitoi Drita, e cila tashmë merr plot 400 mijë euro prej tij. Kështu është vendosur rekord në shitje si asnjë klub tjetër në Kosovë.
📁 Arbnor Muja 🇽🇰
— Royal Antwerp FC (@official_rafc) August 5, 2022
↳ 📂 23 years old
↳ 📂 Kosovo
↳ 📂 Attacker / Winger pic.twitter.com/K57hH3j1lz