Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Skënderbeu akord me Shkëndijën, vijnë 2 lojtarë nga kuqezinjtë, bashkohen edhe dy titullarët

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu ka zyrtarizuar portierin Rexhepi dhe mbrojtësin Sadriu. Dy lojtarët do jenë pjesë e korçarëve për sezonin e ri, teksa është arritur marrëveshja që dyshja të lërë Shkëndijën dhe të kalojë në juglindje të Shqipërisë në huazim.

Korçarët i kishin dy lojtarët edhe sezonin e shkuar, teksa nën urdhërat e Migen Memellit ishin pikë fikse në formacion. Gjithashtu bardhekuqtë njoftojnë se është gjetur edhe zgjidhja përfundimtare e dokumentacionit për Randy Dwumfour dhe Alfred Mensah, teksa të katër lojtarët do bashkohen me skuadrën në stërvitje.

Njoftimi:

KF Skënderbeu ka arritur zyrtarisht marrëveshjen me KF Shkëndija për huazimin e portjerit Bekim Rexhepi dhe Mbrojtësit Leard Sadriu edhe për një sezon tjetër.Ndërkohë klubi ka zgjidhur përfundimisht dhe problemet me dokumentacionin për lojtarët Randy Dwumfour dhe Alfred Mensah.Të 4-rt titullarët e sezonit të kaluar do të bashkohen ditën e hënë me ekipin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga