Shkëndija njoftoi pak më parë largimin e sulmuesit Ljupco Doriev nga skuadra dhe duke se kishin bërë gati edhe zëvëndësuesin e tij. Endrit Krasniqi është emri i besuar nga drejtuesit i cili tanimë është bërë pjesë e kuqezinjve.
Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin kosovar që shkëlqeu në sezonet e fundit me Prishtinën. 28-vjeçari ishte edhe në orbitën e Tiranës por tanimë kjo dritare mbyllet me tetovarët që janë treguar më konkretë.
Krasniqi ka zhvilluar gjithsej 159 ndeshje me kryeqytetasit dardan duke shënuar 36 gola e 22 asiste dhe në këtë mënyrë vjen me një bagazh plot në Tetovë.
Poll