Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Shkëlqeu me BALLKANIN e Ilir DAJËS, 24-vjeçari prezantohet te skuadra e re

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Shkëlqeu me BALLKANIN e Ilir DAJËS, 24-vjeçari
Tashmë zyrtarisht Ermal Krasniqi do të jetë pjesë e Cluj në kampionatin rumun. Futbollisti 24-vjeçarë shkëlqeu në Conference League këtë sezon me Ballkanin, ku nën drejtimin e Ilir Dajës arriti të tregonte të gjithë potencialin e tij. Paraqitjet pozitive bënë që Krasniqi të siguronte edhe hapin e madh në karrierën e tij futbollistike, teksa tashmë është prezantuar te ekipi rumun, me lajmin që e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Klubet CFR 1907 Cluj dhe FC Ballkani, ish-kundërshtarët tanë nga grupet e Ligës së Konferencës, kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit kosovar Ermal Krasniqi! Mesfushori ofensiv 24-vjeçar ka luajtur për tri sezone e gjysmë te FC Ballkani, skuadër ku ka bërë 105 paraqitje. Në fanellën e kampionit të Kosovës, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 17 asistime vendimtare. Forma e mirë në sezonet e fundit tërhoqi vëmendjen e përfaqësueses së Kosovës dhe në nëntor të vitit 2022 mesfushori u thirr për herë të parë në kombëtare. I urojmë “mirë se erdhe” në te Cluj dhe shumë suksese!”, ka shkruar Cluj për zyrtarizimin e Krasniqit.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga