
Talenti i Kombëtares U19, Henrik Nerguti ka bërë hapin e madh në karrierë. Ditën e sotme, mbrojtësi 18-vjeçar ka firmosur kontratë me NS Mura, kampionët e Sllovenisë. Nerguti është formuar si lojtar te Internacional Tirana e shihet si një futbollist me shumë të ardhme aq sa ka bindur drejtuesit e NS Mura për të firmosur kontratën.
Mura është skuadra që përballet me Shkëndijën në Champions League dhe në sfidën e parë të luajtur në Maqedoni fituan me rezultatin 0-1. Tashmë pjesë e kësaj skuadre do të jetë edhe talenti i kombëtares shqiptare që tashmë synon të bashkohet menjëherë me skuadrën e parë.
Poll