Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Sfida AEK - PAOK në Shqipëri? Merr fund “sorollatja” e Kupës së Greqisë, vendoset ku do të luhet finalja

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Sfida AEK - PAOK në Shqipëri? Merr fund

Pas disa ditësh “sorollatje” për të gjetur një stadium për të zhvilluan finalen e Kupës së Greqisë mes AEK dhe PAOK, duket se Federata Greke e Futbollit ka gjetur edhe stadiumin. Kjo finale do të luhet në Volos në stadiumin “Panthessaliko” më 24 maj.

Derbi i madh i grekëve do të zhvillohet pa praninë e tiffozëve, teksa dyert e stadiumit do të jenë të mbyllura. Për këtë sfidë u përfol gjatë se mund të zhvillohet në “Air Albania” por kishte përplasje datash pasi më 25 maj do të mbahet një koncert nga këngëtari grek, Nikos Vertisit.

Edhe “Elbasan Arena” u kthye në një alternativë, kjo e fundit në fakt do të mbetet një opsion përsëri. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Greke të Futbollit ka njoftuar gjithashtu se në rast të dështimit të kësaj piste, atëherë varka e tyre e shpëtimit do të jetë “Elbasan Arena“ në Shqipëri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga