Tefik Osmani nuk është më drejtor i Tiranës. Lajmin e bën të ditur vetë ai me një postim në llogarinë e tij në Instagram.
“Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi. Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe mdihem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh.
Falenderoj familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë 3 viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo rast. Jam krenar që m’u dha mundësia të shkruam me modesti emrin tim në këtë klub të madh”, shkruan Osmani.
Osmani largohet në një moment të vështirë për klubin i cili nuk po merr rezultatet e duhura duke qenë shumë larg kreut të tabelës.
Poll