Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Rron BROJA firmos në Superligë, lë me "gisht në gojë" PARTIZANIN

Shkruar nga NEWSPORT

Rron Broja është lojtar i Dritës në Superligën e Kosovës. Mesfushori i dardanëve nuk rinovoi me Partizanin, duke kaluar në Kosovë. Drejtuesit e Demave nuk ia kanë dalë të bindin mesfushorin, duke treguar edhe njëherë problemet në menaxhimin e lojtarëve, sidomos në merkaton e kësaj vere, me të kuqtë që kanë parë të largohet një formacion i plotë pa sjellë të ardhura në ekip.

Pas dy sezoneve me Partizanin, mesfushori nga Mitrovica rikthehet në Kosovë dhe firmos në klubin nga Gjilani. I kërkuar edhe në Hungari, Broja ka habitur dhe ka firmosur në Kosovë.

Njoftimi:

Rron Broja është INTELEKTUAL

Kemi knaqësi që ti themi mirë se u riktheve në superligën e Kosovës RRON BROJA, njërit prej lojtarëve më me vlerë viteve të fundit në superioren e Shqipërisë, që tani do të jetë një INTELEKTUAL i veshur bardhë e kaltër.Broja përveq superliga e Kosovës, eksperiencë ka bërë edhe në Belgjikë, në Maqedonin e Veriut dhe së fundmi në superioren e Shqipërisë!Broja u prit nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroj mirseardhje në klubin bardhë e kaltër. Marrëveshja mes palëve është arritur deri në qershor të 2023.

Rroni do të bartë fanelën me numrin 4 që është edhe numri i tij i preferuar!

Mirë se vjen RRONFC DRITA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga