
Abdurrahman Fangaj është lojtari më i ri i Vllaznisë. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi shkdoran, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Tanimë, Fangaj ka nënshkruar një parakontratë, e cila do hyjë në fuqi në muajin janar pasi është në periudhë rikuperimi.
Mbrojtësi do jetë pjesë e këtij ekipi të paktën edhe tre vjet të tjera. Vllaznia kërkon të jetë protagoniste në këtë sezon, ndaj synohet rikthimi në majën e futbollit shqipatr
Postimi:
VLLAZNIA RIKTHEN EDHE ABDURRAHMAN FANGAJNVllaznia ka bërë realitet sot edhe një tjetër firmë në kontratë. Drejtuesit e klubit në përpjekje për të ndërtuar një ekip cilësor, vijojnë edhe punën për rikthimin e futbollistëve të talentuar shkodranë që kanë luajtur me ekipet e tjera. Dhe i rradhës që rivishet kuqeblu është mbrojtësi Abdurraman Fangaj. Pas disa sezonesh aktivizimi në rradhët e Laçit, tashmë 23 vjeçari do të jetë pjesë e Vllaznisë. Lojtari është në fazën e rikuperimit pas një ndërhyrje kirurgjikale që ka bërë kohët e fundit dhe për këtë arsye sot ka firmosur një parakontratë me klubin tonë e cila do të hyjë në fuqi në janarin e vitit të ardhshëm. Me Fangajn është rënë dakord që ai të jetë pjesë e skuadrës së Vllaznisë për 3 sezonet e ardhshme. Mirë se erdhe në shtëpi Abdurrahman!