Partizani ka qenë një nga ekipet më aktive këtë merkato verore, ku ka afruar lojtarë cilësorë, me qëllimin përforcimin e ekipit dhe ruajtjen e titullit kampion.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, ‘Të Kuqtë’, kanë njoftuar afrimin më të fundit në ekip. Emiljano Vila do të jetë lojtari më i ri i Partizanit. 35-vjeçari rikthehet tek “Demat” pasi mbylli aventurën me Teutën.
Kujtojmë që më parë Vila ka qenë pjesë e Partizanit në sezonin 2014-2015, por edhe në sezonet 2016-2018. Mesfushori i njohur do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me kampionët e Shqipërisë.