Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Partizani nis përgatitjet me trajnerin e ri, Dritan MEHMETI në krye të kryeqytetasve

Shkruar nga NEWSPORT

Dritan Mehmeti është zyrtarisht trajneri i ri i Partizanit. Është klubi i kuq që përmes një njoftimi në faqen zyrtare bën me dije se tekniku i ekipit U-21 ka marrë drejtimin e skuadrës së parë.

Sot, 16 herë kampionët e Shqipërisë kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për takimin kundër Egnatias. Në postimin e klubit të Partizanit shkruhej:

“Dritan Mehmeti merr drejtimin e skuadrës.

Nisin sot zyrtarisht përgatitjet për vitin 2022
Me fillimin e vitit të ri 2022 ekipi ka nisur zyrtarisht përgatitjet në drejtimin e Dritan Mehmetit. Pjesë e familjes së kuqe nga sezoni 2018 - 19 sezon në të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë në detyrën e zv. trainerit, Mehmeti ka drejtuar më parë Partizanin B dhe nga ky sezon ishte në krye të ekipit U-21.

Nën drejtimin e trainerit Mehmeti sot ekipi ka zhvilluar seancën e parë në orën 11:30 në ambientet e kompleksit sportiv "Fooball Republic" për takimin ndaj Egnatias”.

Kujtojmë që ditë më parë nga Partizani u largua Ilir Daja për shkak të mungesës së rezultateve pozitive. Në këto kushte, drejtuesit e kuq kanë vendosur t’ia besojnë pankinën një njeriu që e njeh mirë ambientin e Partizanit siç është Dritan Mehmeti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga