Gjelbrim Taipi është futbollisti më i ri i Partizanit. Lajmin e konfirmon vetë klubi i kuq me një postim në rrjete sociale ku prezanton lojtarin në zyrat e klubit.
Një lajm befasues kur askush nuk e priste teksa edhe në media nuk kishte ‘rrjedhur’ asnjë informacion. Goditje e madhe e ‘demave’ që sigurojnë shërbimet e një prej mesfushrëve më të mrië të Superiores.
Gjelbrim Taipi e mbylli me Kukësin pasi i skadoi kontrata dhe vjen në kryeqytet si lojtarë i lirë. Ai do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje për t’u bërë gati për ndeshjet e kupave të Europës.
Kontrata e firmosur në praninë e drejtorit Abilaliaj është 1-vjeçare me opsionin edhe për një vit tjetër. Taipi ka zgjedhur edhe numrin 27 në fanellë.