
Roberto Dominguez është lojtari më i ri i Partizanit. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi i kuq, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Mbrojtësi 23 vjeçar vjen nga ekipi i Bolivarit në Bolivi, skuadër të cilës i është bashkuar edhe Armando Sadiku. Kontrata e firmosur është 6 mujore, por shpresohet se mund të zgjatet bashkëpunimi.
Partizani ka objektiva të mëdha këtë sezon, ku synohet titulli kampion. Merkato e bërë ka qënë e madhe, ku janë afruar shumë lojtarë cilësorë. Tani rradhën e ka fusha, me edicionin futbollistik që ka hyrë në një fazë të nxehtë.
Postimi:
ZYRTARE ROBERTO DOMÍNGUEZ VISHET I KUQ Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Roberto Carlos Domínguez Fuentes. 23 vjeçari nga El Salvador mbërrin te Partizani nga kampionati i Bolivisë ku është aktivizuar me skuadrën e njohur të Bolívarit, ku së fundmi është transferuar dhe Armando Sadiku. Domínguez ka qenë pjesë e ekipeve përfaqësuese të moshave të El Salvador dhe që nga 2015 ai është lojtar i ekipit të parë ku regjistron deri tani 33 ndeshje dhe një gol të shënuar. Domínguez ka firmosur me të kuqtë një kontratë gjashtë mujore me opsion për sezonin tjetër. Lojtari pritet ti bashkohet skuadrës gjatë javës.