Florjan Përgjoni është lojtari më i ri i skuadrës së Tiranës. Mbrojtësi i majtë ka firmosur për 3 vitet e ardhshme me klubin bardheblu. Lajmi bëhet me dije në kanalin zyrtar të 25-herë kampionëve të Shqipërisë ku thuhet:
"Mirësevjen Florjan Pergjoni!
Tashmë në rreshtimin e bardhebluve shtohet edhe emri i Florjan Pergjoni. 24 vjeçari vjen si një përforcim me shumë vlera i repartit të mbrojtjes për 3 sezonet e ardhshme. Futbollisti pritet t'i bashkohet skuadrës në stërvitjen e rradhës".
Përgjoni ishte pjesë e skuadrës së Besëlidhjes në sezonin që lamë pas. Ai u aktivizua në 23 ndeshje, ku arriti të shënonte 4 gola. Më parë është aktivizuar edhe me skuadrën e Burrelit. Tashmë ai do të provojë shijen e Superiores në elitë.
