ZYRTARE/ Një gardian për Superioren, Selmani i jep fund me Bolusporin
Shkruar nga NEWSPORT
Gentian Selmani i ka dhënë fund aventurës së tij me ekipin turk të Bolusporit. 24 vjeçari krutan, pas 50-të ndeshjeve me ekipin e Kategorisë së Parë në Turqi, rikthehet në një opsion për Superligën ku interesi ndaj ti nuk ka munguar.
Kujtojmë që Tirana ka dëshiruar shërbimet e tij për të zëvendësuar Bekajn, i cili mund të largohet.
Selmani pas 3 sezonesh në Turqi ku më herët ishte pjesë e Menemenspor dhe më pas te ekipi i Boluspor mund të shohë një rikthim në Shqipëri. Lajmi për largimin e gardianit shqiptar bëhet i ditur nga vetë klubi pas një postimi në rrjetet sociale.
FOTO: