
Flamurtari ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Edhe pse dështuan në ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm, në Vlorë nuk kanë kohë për të humbur.
Ditën e sotme është bërë edhe afrimi i një prej lojtarëve me kualitet. Silvio ZOgaj u është bashkuar kuqezinjve ku do të japë kontributin e tij në ngjitjen në Superiore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuara vlonjate në rrjetet sociale, ku thekson se sulmuesi i është bashkuar familljes kuqezi. Vetëm pak ditë më parë Emiliano Cela u zyrtarizua në krye të kuqezinjve dhe ka marrë me vete një nga "benjaminët" e tij. Kujtojmë se Zogaj mbylli këtë sezon me Kastriotin, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe me Teutën, Vllazninë, Laçin dhe Luftëtarin.