ZYRTARE/ Nga Korça në Azerbajxhan, ish-lojtari i Skënderbeut prezantohet te skuadra e re
Shkruar nga NEWSPORT
Belajd Pusi tashmë zyrtarisht ka firmosur me skuadrën e re, ndërsa do të nisë kështu një aventurë në Azerbajxhan.
Sulmuesi shkodran ka firmosur kontratë për një vit e gjysëm, dhe 1 vit tjetër opsion rinovimi me klubin e Turon Tovus. Nëse parfaqitjet e lojtarit bindin drejtuesit atëherë kontrata do t’i rinovohet automatikisht.
Skuadra e re e Pusit ndoddet aktualisht në mesin e klasifikimit në elitën e futbollit azer. Pas 18 javësh, Turan Tovuz ka marrë 17 pikë dhe ka si objektiv zonën e play-off e do të synojë që me golat e Pusit të arrijë objektivin.