ZYRTARE/ Nga Gjibraltari në Ballsh, Bylisi “blindohet” para Vorës
Shkruar nga NEWSPORT
Bylisi vazhdon të përforcojë skuadrën në këto ditë të fundit të merkatos. Ballshiotët ditën e sotme kanë zyrtarizuar një mbrojtës.
Bëhet fjalë për Lusaed Kastratin, i cili në të kaluarën ka luajtur në Gjibraltar. Lojtari do të jetë nën urdhrat e ballshiotëve që në duelin me Vorës, sfidë kjo që do të luhet ditën e sotme në orën 13:30 në “Adush Muça”.
“Lusaed Kastrati, mbrojtesi shtatlarte qe eshte aktivizuar me pare ne Gjibraltar, eshte perforcimi i klubit tone dhe do te jete i gatshem per sfiden e sotme ndaj Vores”, ka shkruar klubi.