Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Në Shkodër bien "tupanat", BEKIM BALAJ firmos për 3 vite

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Në Shkodër bien "tupanat", BEKIM BALAJ firmos

Bekim Balaj është tashmë zyrtarisht lojtari më i ri i Vllaznisë. Sulmuesi shkodran është rikthyer kështu në Shkodër në qytetin e tij të lindjes për të qenësërish protagonist në kampionatin shqiptar.

Sulmuesi i kombëtares shqiptarë ka firmosur me 3 vite kontratën me kuqeblutë dhe dëshira e madhe e tifozëve të Vllaznisë është bërë realitet. Ky është afrimi mëi bujshëm në këtë merkato, ku 31-vjeçari lë me "gisht në gojë" Tiranën apo Partizanin.

Pas 11 viteve në Evropë, Balaj në moshën 32 vjeçare ka vendosur të rikthehet në shtëpi. Sulmuesi shqiptar ka luajtur gjatë kësaj kohe për Sparta Pragën, Jagiellonian, Slavia Pragën, Rijekën, Akhmat Groznyn, Sturm Grazin, Nizhny Novgorodin, Bolusporin dhe Ankara Keciorengucun.

“Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ!”, shkruan kllubi kuqeblu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga