Xhevahir Kapllani nuk do të jëtë më trajner i Erzenit. Ashtu siç u lajmërua mbrëmjen e djeshme, sot është klubi shijakas që ka bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit mes palëve.
Shijakasit falënderojnë Kapllanin për kontributin e dhënë në krye të pankinës së Erzenit. Në njoftimin e bërë në kanalet zyrtare të komunikimit thuhej:
“KF Erzeni njofton se Xhevahir Kapllani nuk do jetë më trajneri i ekipit. Klubi e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në karrierë”.
Kujtojmë që aktualisht Erzeni gjendet në vendin e 8-të të Superiores me 39 pikë, 3 më shumë se Bylis i vendit të 9-të.
[caption id="attachment_693175" align="alignnone" width="745"] Njoftimi i klubit shijakas[/caption]
Poll