Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Ndryshim i papritur te PARTIZANI, Gerd HAXHIU emërohet trajner i të kuqve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ndryshim i papritur te PARTIZANI, Gerd HAXHIU emërohet trajner i

Gerd Haxhiu është trajneri i ri i Partizanit U-21. Është klubi i kuq që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmëron arritjen e marrëveshjen me kryeqytetasit.

Një trajner me eksperiencë që ka drejtuar edhe në Superiore, tashmë do të kontribuojë te moshat te 16 herë kampionët e vendit. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit bëhej me dije:

“FK Partizani njofton zyrtarizimin e Gerd Haxhiu në krye të ekipit të moshave U-21. Haxhiu me një eksperiencë të madhe si trainer rikthehet në familjen e kuqe, tashmë si pjesë e rëndësishme e strukturave të trainingut pranë Akademisë së Futbollit Partizani.

Ekipi U-21 do të startoj zyrtarisht përgatitjet në datën 8 gusht ora 10:00 në ambientet e kompleksit sportiv Partizani. Në kuadër të riorganizimit të skuadrës klubi është i hapur dhe mirpret element të kësaj moshe, të cilët dëshirojnë ti bashkohen familjes së kuqe”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga