Andard Mehmeti është zyrtarisht lojtari i ri i Partizanit. Ashtu siç ishte pëfolur për ditë me radhë, sot ka ardhur edhe prezantimi nga klubi i kuq.
Mesfushori ka firmosur një kontratë që e lidh me të kuqtë për 4 vitet e ardhshme. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit të Partizanit thuhej:
“
|
✍️ ̈ ̈
Partizani njofton afrimin e Adnard Mehmetit. Mesfushori kosovar është përforcimi më i ri i kampionëve të Shqipërisë. Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. 22 vjeçari bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive te Erzeni, skuadër me të cilën rregjistroi edhe 34 ndeshje”.
Poll