
Nisur nga kushtet atmosferike dhe rreshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë territorin e Kosovës, por jo vetëm, është parë si zgjidhje që takimet të cilat ishin planifikuar të luheshin në fundjavë të vihen në diskutim. Klubi i Drenicës, në Superligën e Kosovës ka postuar mbrëmjen e djeshme foto nga stadiumi "Bajram Aliu", ku ishte planifikuar të luhej takimi ndaj Lirisë, i cili ishte mbuluar totalisht nga uji.
Nisur nga kjo situatë, sfidas mes Drenicës dhe Lirisë do të zhvillohet në stadiumin "Riza Lushta". Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Drenicës nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Facebook.
Poll