Rei Manaj kalon te skuadra e Pizës në Serinë B. Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer, duke e cilësuar sulmuesin e Kombëtares kuqezi si përforcimin e tretë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Xhenaro Gatuzo.
Ai që e konfirmon lajmin është Drejtori Sportiv i Peskarës, Leone, ndonëse Manaj është një lojtar i Interit dhe te “delfinët” ishte i huazuar.
Sot, sulmuesi nga Lushnja do të kryejë vizitat mjekësore te Piza dhe do t’i bashkohet Edgar Çanit e Samir Ujkanit.
Poll