Java e 32-të solli mjaft rezultate surperizuese në Superiore. Flamurtari i vendit të fundit mposhti Egnatian kampione në mes të Rrogozhinës, Vora ndali Vllazninë, kurse Partizani nuk fitoi në shtëpi karshi Bylisit. Dinamo nuk shkoi më shumë se barazimi 1 – 1 në derbi kundrejt Tiranës. “Newsport” ka përpiluar formacionin më të mirë.
Romeo Harizaj (Vora): Portieri Harizaj tregoi nivel shumë të lartë kundër Vllaznisë, duke ia dalë të mbaj portën e paprekur. Ekipi shkodran e goditi katërkëndëshin rival 4 herë, të ndalura të gjitha nga Hajrizi.
Faton Neziri (Dinamo): Në derbin kundër Tiranës, Neziri demostroi qëndrueshmëri dhe iniciativë në krahun e majtë të mbrojtjes te Dinamo. Ndër më të mirët në fushë ndaj skuadrës bardheblu.
Klevis Kasa (Elbasani): Edhe pse ka pak ndeshje nën urdhërat e trajnerit Ivan Gvozdenovic në këtë sezon, vetëm 4 të tilla në Superiore, Klevis Kasa ishte në lartësinë e duhur te Elbasani ndaj Teutës, duke dhënë kontribut të vyer në fazën defensive te verdheblutë.
Saliou Sembene (Partizani): Ekipi i Partizanit nuk e pati të lehtë karshi Bylisit në javën e 32-të, sidomos pas kartonit të kuq nga Ismaili në pjesën e dytë. Qendërmbrojtësi senegalez Sembene u kthye në “mur” për sulmuesit e ekipit ballshiot.
Erdenis Gurishta (Vllaznia): Transferta në Vorë rezultoi më e vështirë se sa u parashikua në “letër”, e mbyllur 0 – 0. Gurishta në fazën defensive u përpoq në të dyja fazat të ndryshonte rrjdhën. Lojtar punëtor dhe “thelbësor”, sa herë që skuadra shkodrane kishte nevojë për kontributin e 30-vjeçarit.
Patrik Myslovic (Tirana): Jo vetëm që mesfushori Myslovic shënoi golin e barazimit te Tirana në derbi ndaj Dinamos, por ishte edhe “ekuilibrues” në ndërtimin e fazave te Tirana.
Abbas Ibrahim (Elbasani): Edhe pse luajti vetëm 45 minuta kundër Teutës, mesfushori defensiv Abbas Ibrahim, tregoi se është i rëndësishëm për trajnerin Gvozdenovic te Elbasani. Lojtari nigerian prezantoi stabilitet dhe saktësi, ndaj një rivali aspak të “qetë” si Teuta në stadiumin “Niko Dovana”. Një rol tepër përcaktues në përmbysjen në Durrës, ishte edhe Ibrahim.
Erald Maksuti (Flamurtari): Për të kuptuar impaktin e sulmuesit Erald Maksuti, vlen të përmendim që ai nuk shënoi golin në fitoren e Flamurtarit ndaj Egnatias në Rrogozhinë dhe sërish luajti rol deciziv që vlonjatët të merrnin 3 pikët në transfertë. Çdo aksion “kërcënues” nga Flamurtari kaloi nga këmbët e talentit shkodran. Pikë referimi për kuqezinjtë në Superiore.
Mario Barjamaj (Vora): Mesfushori me tipare të theksuara ofensive Mario Barjamaj, ishte “rreziku” numër “1” për portën e Vllaznisë nga kampi i Vorës. “Garancia” dhe “qetësia” që prezantoi 27-vjeçari, vlen për t’u vlerësuar, aq me tepër kundër kryesuesëve të Superiores.
Aboubacar Camara (Bylis): Dëmtimet e kanë penguar lojtarin afrikan Camara të tregojë gjithë “arsenalin” posedues te Bylis këtë sezon. Ai bëri mjaft mirë kundrejt Partizanit. I kudondodhur dhe rrezik konstant për portierin e Partizanit Qirko.
Archange Bintsouka (Flamurtari): Edhe pse nuk shënoi gol, qendërsulmuesi Bintsouka zhvilloi paraqitjen më të mirë te Flamurtari, pasi huazimit nga Partizani. Flamurtari ka filluar të ketë pikë referimi të mirëfilltë në majë të sulmit, si stopues dhe goditëse.
Trajneri i Javës – Andi Ribaj (Flamurtari): Në “letër”, askush nuk e pristi që Flamurtari të “ngrinte kokë”, pas rezultateve negative gjatë këtij seozni. Marrja e “frerëve” nga trajneri Andi Ribaj po jep efekt të menjëhershëm.
Shembulli tipi se ekipi vlonjat nuk e ka thënë “fjalën e fundit” për mbijetesën në Superiore ishte në fitoren ndaj kampionëve të Egnatias. Triumf me karakter dhe qartësi loje në Rrogozhinë, falë punës së “timonierit” Ribaj.
