Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndarja nga jeta e Fatjon Bunjakut, REAGON për herë të parë klubi i Elbasanit: Humbëm një njeri që mbajti me krenari ngjyrat tona, nuk do të harrohet!

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e Fatjon Bunjakut, REAGON për herë të parë
AF Elbasani - Fatjon Bunjaku

Një aksident tragjik në aksin Vushtrri-Mitrovicë, i mori jetën sulmuesit të Elbasanit, Fatjon Bunjakut. Futbollisti u shua në moshën 22-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe.

Për herë të parë ka reaguar edhe klubi “verdheblu”, ku nuk fsheh dhimbjen e madhe që ka kapluar të gjithë. Ndër të tjera, klubi i Elbasanit thekson se Fatjoni nuk do të harrohet kurrë.

REAGIMI:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku. Sot, familja e madhe e klubit tonë humbi jo vetëm një lojtar, por një njeri që mbajti me krenari ngjyrat e klubit dhe la kontributin e tij në historinë tonë.

Përkushtimi dhe pasioni i tij për futbollin do të mbeten gjithmonë pjesë e identitetit tonë. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Bunjaku, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta duan Fatjonin.

AF Elbasani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bunjaku dhe për të gjithë komunitetin sportiv që sot humbi një nga njerëzit e tij. Fatjoni nuk do të harrohet.

Poll

Lexo gjithashtu