Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vdekja e tij la dhimbje të madhe, mesazhi i fundit i Fatjon Bunjakut për tifozët e Elbasanit: Do të takohemi së shpejti...

Shkruar nga NEWSPORT
Vdekja e tij la dhimbje të madhe, mesazhi i fundit i Fatjon Bunjakut
Fatjon Bunjaku

Ndarja nga jeta e sulmuesit të Elbasanit, Fatjon Bunjaku ka sjellë dhimbje të madhe në komunitetin sportiv. 22-vjeçari humbi jetën sot pas mesnate, pas një aksidenti në aksin Vushtri-Mitrovicë.

Mirëpo, ëndrrat e sulmuesit ishin të mëdha. Fatjon Bunjaku dëshironte të prekte arenën Evropiane me fanellën e Elbasanit, madje fjalët e fundit që ai u tha tifozëve “verdheblu” lidheshin me këtë.

“Faleminderit për këtë super mbështetje tifozat verdheblu. Do takohemi së shpejti edhe në arenën europiane”, shkruante 22-vjeçari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @fatjonbunjaku9

Kujtojmë që Bunjaku u bashkua me Elbasanin në merkaton e shkuar verore. Gjithashtu, gjatë karrierës së tij, sulmuesi është aktivizuar me Malishevën, Lirinë, Gjilanin dhe Trepçën, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Kosovës U21.

Poll

Lexo gjithashtu