Klubi i Elbasanit ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale, pamjet nga homazhet që u mbajtën mbrëmjen e sotme në kujtim të Fatjon Bunjakut, ish-futbollistit të tyre, i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 22-vjeçare.
Në fotot e shpërndara, shihen drejtori sportiv i verdhebluve, Elton Guranjaku, mesfushori Xhonatan Lajthia, tifozët e klubit si dhe dashamirës të tjerë e pjesëtar të familjes të cilët iu bashkuan kësaj ceremonie për të respektuar të ndjerin.
"Lamtumurë babo", shkruan Elbasani në postimin e bërë, ku reflekton qartë trishtimi që ka kapluar nënkampionët. Kështu, Bunjaku është përcjellë me nderime të mëdha dhe me vlerësimin më të pashoq për gjithçka dha si futbollist edhe si qytetar.
