Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U shua në moshën 22-vjeçare, ish-i i klubit të Superiores me postimin prekës për Fatjon Bunjakun

Shkruar nga NEWSPORT
U shua në moshën 22-vjeçare, ish-i i klubit të Superiores
Vora - Fatjon Bunjaku

Mesazheve të ngushëllimin për humbjen e jetës së futbollistit Fatjon Bunjakut, i është bashkuar dhe Irgi Kasalla. Ish sulmuesi i klubi të Vorës ka shpërndarë një video të publikuar nga gazetari Gentjan Alinani, duke u shprehur në këtë mënyrë për tragjedinë që kaploi Elbasanin dhe të gjithë dashamirësit e futbollit shqiptar.

U shua në moshën 22-vjeçare, ish-i i klubit të Superiores
Postimi i Irgi Kasallës në Instagram

Bunjaku u nda nga jeta në moshën 22-vjeçari pas aksidentit të rëndë që u regjistrua në aksin rrugor Vushtri-Mitrovicë. Pamjet treguan nga vendi i ngjarjes automjetin e kthyer përmbys, çfarë tregon tmerrin që i ndjeri ka përjetuar.

Edhe pse mjekët bënë të pamundurën për 6 orë me radhë, fati dhe jeta u treguan të pamëshirshëm për lojtarin që ndërpreu një rrugëtim plot ëndrra dhe perspektivë.

Në anën tjetër, kujtojmë se Kasalla hodhi një hap të rëndësishëm në karrierë duke u transferuar te Kolos Kovalivka në ligën ukrainase. Nga ky kalim, Vora përfitoi plot 250 mijë euro.

Me fanellën vorake, 23-vjeçari shënoi 13 gola dhe dhuroi 5 asiste në 35 prezenca në fushë këtë sezon që lamë pas, kontribut ky që mjaftoi që skuadra të mbijetojë në Superiore për edicionin e ri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gentjan Alinani (@gentjan_alinani)

 

 

Poll

Lexo gjithashtu