
Donald Rapo është futbollisti më i ri i Kukësit. Siç njoftoi dje newsport.al, verilindorët kanë gjetur akordin me 30 vjeçarin që sezonin e fundit e mbylli me Drenicën në Kosovë.
Rapo më herët ka luajtur me Burrelin, Luftëtarin dhe Laçin, teksa në Superligë ka mbajtur shiritin e kapitenit me gjirokastritët.
Kontratë 2 vjeçare ka firmosur lojtari me Kukësin, teksa veç mbrojtjes luan edhe në mesfushë në rolin e shkatërruesit. Rikthim pas një viti në Superligë për Rapon, që e ka dëshmuar veten në elitën e vendit tonë.
Njoftimi i Kukësit:
Zyrtare! Donald Rapo eshte zyrtarisht futbollist i Kukesi
Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtesi Donald Rapo eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit. Klubi ka arritur marreveshje me mbrojtesin 30 vjecar, duke firmosur kontrate per 2 sezonet e ardhshme.
Rapo vjen ne klubin e Kukesit nga skuadra e Drenices ne kampionatin e Kosoves, por eshte njohes i mire i kampionatit tone teksa ka qene pjese e skuadres se Burrelit, Luftetarit e Lacit.
Klubi i Kukesit i uron Rapos shume suksese me fanellen e Kukesit! Miresevjen Donald!
"Pas bisedes qe kisha me drejtuesit e klubit, vendosa te rikthehem ne Kategorine Superiore duke qene se Kukesi eshte nje skuader qe lufton gjithmone per trofe. Do te mundohem te jap me te miren time per fanellen e Kukesit dhe shpresoj qe te fitoj trofe e te rikthejme titullin kampion. Forca Kukesi!", tha Rapo ne fjalen e tij te pare si futbollisti yne.
Skeda e Lojtarit:
Emri: Donald Rapo
Mosha: 30 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.83 m
Pozicioni: Mbrojtes i majte
Klubet e mëparshme: Burreli, Luftetari, Laci, Drenica