ZYRTARE/ Leo Messi është lojtari më i ri i Inter Miami
Shkruar nga NEWSPORT
Vjen zyrtarizimi më i pritur në futboll. Leo Messi është prezantuar nga klubi i Inter Miami si futbollisti më i ri i tyre nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram.
Padyshim ky mbetet transferimi më i bujshëm i kësaj merkatoje. Leo Messi vendosi të mbyllte aventurën e tij me Paris Saint-Germian dhe t’i bashkohet klubit ku është president David Beckham.
Kujtojmë që Messi kishte oferta dhe Barcelona dhe Al Hilal, por 7-herë fituesi i “Topit të Artë” vendosi të provonte një aventurë krejtësisht të re në SHBA.