Laçi bën afrimin e radhës në merkato. Kurbinasit kanë bërë zyrtare pak minuta më parë prezantimin e sulmuesit Uendi Veçaj.
22-vjeçari pasi mbylli aventurën e tij me Teutën ka firmosur ditën e sotme me Laçin dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Cungu.
Në këtë mënyrë, kurbinasit forcojnë fazën e sulmit dhe trajneri Cungu e njeh mjaft mirë shkodranin pasi kanë punuar sëbashku te Vllaznia. Pas Bedri Grecës, Vecaj është afrimi i dytë në këtë merkato për Laçin.

Galeria fotografike ()
Poll