Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Milan prezanton goditjen “BIG” të merkatos, vjen firma me Luka Modric

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Milan prezanton goditjen “BIG” të merkatos, vjen firma
Luka Modric

Luka Modric është përforcimi më i ri i klubit të Milanit në merkaton e verës. Gjithashtu, ai vlerësohet transferimi më i rëndësishëm i drejtorit sportiv të kuqezinjëve Igli Tare. “Regjizori” kroat ka kryer testest mjekësore me sukses në Milano dhe ka firmosur kontratë 1 vjeçare me ekipin e Allegrit, opsion edhe për 1 sezon shtesë.

Pas 13 vitesh të sukseshme te Real Madrid, Modric ka zgjedhur Milanin për të vazhduar karrierën, mbase edhe për t’i dhënë fund futbollit të luajtur në ”San Siro”.

Nga Champions-i e deri te Botërori i Klubeve, “palmaresit” i Lukas është i larmishëm, shto “Topin e Artë” në vitin 2018. Eksperienca e 39-vjeçarit mund të ndihmojë skuadrën e Allegrit për të arritur objektivat në një kohë ku hendeku në grup është i madh pas largimeve “big” si Reijenders dhe Theo Herandez.    

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga