
Në sfidën mes Dinamo Minsk dhe Ludogorets është përcaktuar edhe skuadra që do të avancojë për me tej në Champions League. Pas një ndeshje spektakolare, kampionët e Bullgarisë kanë arritur të sigurojnë “biletën” për në raundin e dytë të Championsit.
Dueli ka përfunduar në barazim 2-2 pas 120 minutash lojë, ndërsa në kohën e rregullit kryesonte ekipi nga Minsk. Takimi i parë ishte mbyllur 1-0 për Ludogorets. Tashmë Dinamo Minsk do të përballet me Egnatian në raundin e dytë të Conference League.
Sfida e parë do të zhvillohet në 24 korrik (Minsk), ndërsa ai i kthimit në “Demrozi Stadium” të Rrogozhinës 31 korrik. Vlen të përmendim se ka një futbollist shqiptar që ka djerësitur fanellën e Dinamo Minsk, specifkisht sulmuesi Enis Gavazaj, duke zhvilluar në total 8 ndeshje.