ZYRTARE/ Kukësi gjen zëvendësuesin e Çelës, Bledar Devolli merr “frenat” e verilindorëve
Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Emiliano Çelës. Bledar Devolli do të jetë timonieri më i ri i verilindorëve.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një posstimi në rrjetet sociale, ku u urojnë suksese trajnerit të ri në krye të skuadrës. Gjirokastriti është një emër i njohur, pais në të kaluarën ka drejtuar Dinamon.
“NjoftimBledar Devolli do jete trajneri i ri i ekipit!I urojme suksese trajnerit!”, thuhet në postim.
Kujtojmë se Emiliano Çela dha dorëheqjen ditën e sotme, ndërsa në krye të Kukësit luajti 3 ndeshje , ku nuk ia doli të merrte asnjë pikë. Momentalisht Kukësi mban vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me 19 pikë pas 24 javësh. Verilindorët ia kanë dalë të shënojnë 23 gola dhe të pësojnë 38-të.