
Korabi është një nga klubet më aktive në Kategorinë e Parë këtë merkato. Ekipi vazhdon të përforcojë ekipin me qëllimin ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.
Nëpermjet postimeve në faqen zyrtare, Korabi ka prezantuar 3 afrime njëherësh. Një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues i janë bashkuar Korabit.
Xhoel Plaku do të jetë përforcimi më i ri i mbrojtjes dibrane. Me lojtarin që ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare. Më parë Plaku është aktivizuar me Dinamon dhe Elbasanin.
Klajdi Kryemadhi është afrimi i radhës. Mesfushori vjen nga Burreli dhe firmos me Korabin një kontratë 2-vjeçare. Më parë Kryemadhi është aktivizuar edhe për Elbasanin dhe Besëlidhjen.
Afrimi i tretë është ai i Vilfor Hysës. Edhe sulmuesi do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me dibranët. Teksa më parë është aktivizuar me ekipe si Tetua, Flamurtari. Laçi, Vllaznia, Kukësi, Kastrioti, Lija Athletic, Dinamo, Lushnja dhe së fundmi Tërbuni.