Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Po shkëlqen me Inter, përfaqësuesit e klubit anglez “zbarkojnë” në Itali për Esposito

Shkruar nga NEWSPORT
Po shkëlqen me Inter, përfaqësuesit e klubit anglez
Francesco Pio Esposito

Një përfaqësues i Arsenal ishte i pranishëm në "San Siro" për të ndjekur nga afër përballjen mes Inter dhe Juventus. Vëmendja kryesore ishte te talenti i ri zikaltër, Francesco Pio Esposito.

Sulmuesi i lindur në vitin 2005 konsiderohet një nga asetet më premtuese për të ardhmen e Interit. Drejtuesit kanë nisur procedurat për rinovimin e kontratës deri në vitin 2031, duke e parë si pjesë të projektit afatgjatë.

Interesimi i Arsenalit vlerësohet serioz dhe ndjekja e lojtarit ka qenë e vazhdueshme. Megjithatë, Interi nuk ka ndërmend ta lërë të largohet lehtë, sidomos në një kohë kur ofertat nga klubet elitare evropiane po shtohen.

Poll

Lexo gjithashtu