Flamurtari ka bërë zyrtare gjithçka lidhur me trajnerin e ri të skuadrës. Ai do të jetë italiani Diego Longo, i cili zëvëndësoi brazilianin Marcelo Troisi. Longo më parë ka qenë trajneri i Kukësit në Superiore. Kjo është eksperienca e dytë e tij me një ekip shqiptar dhe e para në Kategorinë e Parë.
Largimi i Troisit erdhi pas disfatës të hënën me Dinamon në Vlorë, pas një ndeshjeje me shumë polemika. Longo do të ketë detyrën e vështirë të ngjitë Flamurtarin në Superiore dhe të mposhtë konkurrencën e Skëndërbeut dhe Dinamos. Ai ka nisur menjëherë nga puna këtë pasdite në stadiumin Flamurtari ku i është prezantuar skuadrës në stërvitjen e parë në krah të presidentit Idrizi dhe stafit teknik.
Poll