Fallou Diagne është futbollisti i më i ri i Vllaznisë. Është klubi shkodran që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar i uron mirëseardhjen shtatlartit të fazës difensive. Ishte përfolur prej kohësh akordi dhe vetëm sot ka ardhur hedhja e të "zezës mbi të bardhë". Detaje të kontratës s'bëhen me dije teksa shkruhej: "Mirësevjen Fallou Diagne!"
Me largimin e Eni Imamit nga prapavija, drejtuesit e Vllaznisë kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. 31-vjeçari ka një CV mjaft të pasur pasi ka luajtur në klube europiane si Konyaspor, Werder Bremen, Metz, Staide Rennais dhe Freiburg. Vlera e kartonit të tij në transfermarkt kap shifrën e 200 mijë eurove.

Poll