Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Ka luajtur me Bylisin dhe Luftëtarin, Skënderbeu "blindon" portën

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka luajtur me Bylisin dhe Luftëtarin, Skënderbeu

Skënderbeu ka nisur nga puna për sezonin e ri. Korçarët prej ditës së djeshme kanë zbritur në fushë, ndërsa në stërvitje nuk kanë munguar afrimet e reja. Shkëlzen Ruçi është një nga afrimet e Skënderbeut në këtë afat kalimtar.

Portieri elbasanas ishte pjesë e Gjilanit sezonin e kaluar, ndërsa në Superligën shqiptare ka luajtur me Bylisin, Elbasanin dhe Luftëtarin. Ruçi ka firmosur kontratën për një sezon dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin e drejtuar nga Memelli.

Postimi i Skënderbeut:

Shkëlzen Ruçi është zyrtarisht bardhekuq!

Portjeri 29 vjeçar ka firmosur së bashku me presidentin Ardjan Takaj kontratën që e lidh me klubin tonë për sezonin 2021/22.

Ruçi ka një eksperiencë në gjatë në futbollin Shqiptar teksa në karrierën e tij ka qënë pjesë e Bylis, Elbasanit, Luftëtarit dhe në Kosovë me SC Gjilani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga