
U mendua se ardhja e Xabi Alonsos në “timonin” e Real Madrid do të qetësonte “ujërat” pas mbylles së seoznit pa trofe, por nuk ka ndodhur këshu. Problemet e “vjetra” janë ende aty. “Galaktikët” u turpëruan përballë PSG-së në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, e përfunduar me shifrat e thella 0-4 në favor të Parisit.
Vinicius në këtë kompeticion kontriboi vetëm 1 gol dhe 1 asist, shumë larg pritshmërive fillestare. Megjithatë ky është vetëm fillimi, pasi trajneri Alonso i ka tërhequr “veshin” yllit brazilian, madje ia ka bërë të qartë se nuk titullar të sigurtë në ekipin e tij dhe gjithçka do vlerësohet në bazë të performancës.
Më tej nga “Cadena COPE” thuhet se Xabi ka menduar që Vinicius të mbuloj krahun e djathtë të sulmit në sezonin e ri, “terren” ku braziliani nuk ndihet vetëvetja. Në të tillë situatë, Vinicius e ka ndërprerë negociatat e rinovimit me Realin, madje shkohet më tej se nëse kjo situatë nuk zgjidhet sa më shpejtë, ai kërcënon me largim.