ZYRTARE/ Ishte afër Dinamos, Erzeni rikthen në Shijak një nga titullarët e sezonit të kaluar
Shkruar nga NEWSPORT
Erzeni nuk ndalet, teksa ka zyrtarizuar rikthimin në skuadër të një prej titullarëve të sezonit të kaluar. Nehar Sadiki do të veshë sërish fanelën e shijaksve dhe do të jetë pjesë e tyre edhe në këtë sezon të ri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi ishte afër kalimit te Dinamo, por tashmë do të përforcojë kështu mbrojtjen shijakase.
Një përforcim i rëndësishëm për Alfred Deliallisi, i cili do të mund të mbështet te një prej protagonistëve absolut të sezonit të kaluar.
“Mirë se erdhe në shtëpi”, ka shkruar Erzeni. Kujtojmë se 25-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje me shijakasit dhe ka arritur të shënojë edhe 2 gola në kampionat.