Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Ish-lojtari i Tiranës firmos me Flamurtarin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ish-lojtari i Tiranës firmos me Flamurtarin

Flamurtari është pa “frena” në këtë merkato. Brenda ditës së sotme ka bërë edhe zyrtarizimin e dytë në skuadër.

Pas sulmuesi brazilian, Alexandre Di Estefano që u zyrtarizua në Vlorë, tashmë ish-futbollisti i Tiranës ka veshur fanelën e kuqezinjve.

“Fjoralb Deliaj rikthehet zyrtarisht si futbollist i Flamurtari Football Club”, ka shkruar klubi. 26-vjeçari është një vlerë e shtuar për Emiliano Çelën në mesin e fushës, teksa në të kaluarën në kampionatin shqiptar ka luajtur edhe me ekipe si Tirana, Laberia, Oriku dhe Kastrioti.

Në fakt Deliaj rikthehet në Vlorë pas disa sezones, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur dy herë fanelën e vlonjatëve në sezonet 2014-2015 dhe 2017-2019.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga