
Skënderbeu ka marrë një tjetër lajm të keq sot. Sulmuesi Blerim Krasniqi është konfirmuar te Teuta, duke gjetur gjuhën e përbashkët me durrsakët. Lojtari është prezantuar te Teuta, ndërsa nesër do bashkohet në stërvitje.
Korçarët sot morën vendimin e Gjykatës së Zvicrës që lë në fuqi vendimin e CAS për dënimin 10 vjeçar, ndërsa ekipi duket se ka filluar të çpopullohet. Pas Jashanicës, Ditës, Bregut apo edhe trajnerit Daja dhe stafit të tij, Krasniqi është i radhës që braktis Skënderbeun dukshëm nga vendimi i CAS.
Njoftimi I Teutës:
KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 24 vjecar Blerim Krasnqi. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari është prezantuar në ambiente e "Vila Pasçui" dhe tashmë është pjesë e bluve. Blerim Krasnqi në Durrës vjen nga ekipi i Skenderbut. Ku ka luajtur me Korcarët, 60 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola. Blerim Krasnqi do bashkohet me ekipin në stërvitje nesër, ndërsa bëhet përforcimi i dytë i Teutës në këtë afat kalimtar .KF Teuta i uron mirëseardhje Blerim Krasnqit, duke i dëshiruar suksese dhe shumë fitore me fanellën e skuadrës tonë!