
Botërori i Klubeve ka shërbyer si një kompeticion mjaft interesantë për të nxjerrë zbuluar talente, kryesisht nga ekipet amerikano-latine. Skuadrat braziliane bën paraqitje të shkëlqyera, duke arritur edhe deri në gjysmëfinale, rasti i Fluminese, por njëri nga lojtarët që ka rënë në sy te Interi dhe Roma është Richard Rios i Palmeiras.
Ai është 25 vjeç, mban profilin e mesfushorit dhe ka një teknikë për tu admiruar. Por kjo nuk është e gjitha, përveç interesim të zikaltërv dhe romakëve, Rios ka një histori me këngëtaren botërore Shakira.
Konkretisht për Richard ka vite që qarkullon një lajm i rremë, duke i dhënë nofkën “djali sekret i Shakirës”. Para disa vitesh u përhapën thashethemet se ai ishte djali i lindur nga lidhja e këngëtares kolumbiane me artistin nga Portorika Osvaldo Rios. Megjithatë, ky lajm është i pavërtetë, i njohur gjerësisht si mashtrim në internet.