Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

VIDEO/ Parisi “shkërmoq” yjet e Realit, francezët fitojnë thellë kundër “mbretërve” pa kurorë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Parisi “shkërmoq” yjet e Realit, francezët
PSG - Real Madrid 4-0

U tha se do të ishte si një finale e parakohshme dueli mes PSG dhe Real Madrid, por fusha tregoi tjetër qasje. Më konkretisht, parisienët e kthyen këtë duel në një stërvitje, duke fituar me shifrat e thella 4-0. Ata e hipotekuan triumfin që në pjesë e parë, e mbyllur me rezultatin “dërrmues” 3-0.

Golin e parë për të besuarit e Luis Enrique e shënojë Fabian Ruiz. Mesfushori spanjoll përfitoj nga gabimet trashanike të prapavijës së Realit. Por francezët nuk u kënaqën me kaq. Në minutën e 9, Dembele dyfishoi shifra. Uria e Parisit shkoi më tej, Ruiz shënoi të dytin personal dhe të tretin për të tijtë në të 24 minutë.

Në fraksionin e dytë të lojës pati kohë edhe për një tjetër gol, sërisht në kampin e PSG-së me autor Ramos. Një Paris imponues në lojë dhe i jashtëzakonshëm në ndërtimin e lojës nga mbrapa, ndërsa Reali nuk u duk për asnjë moment i rrezikshëm.   

  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga