
Pas dy ditëve pauzë, sot do të rinisë Botërori i Klubeve. Në fushë sonte do të zbresë Fluminense dhe Chelsea në gjysmëfinale në orën 21:00 për të vendosur se kush ekip do të shkojë në finale.
Deri në këtë farë të garës, të dyja ekipet kanë bërë tepër mirë. Fluminense nuk është mposhtur asnjëherë në këtë edicion, duke marrë tre fitore dhe dy barazime. Klubi brazilian ka bërë mirë dhe në fazën e eliminimit direkt.
Fillimisht hoqi nga gara Interin që vinte si pretendent për trofeun, duke i mposhtur me rezultatin 2-0. Ndërsa në çerekfinale eliminuan Al Hilalin e Inzaghit me shifrat 2-1.
Nga ana tjetër, edhe Chelsea ka bërë një garë interesante, duke u mposhtur vetëm një herë në grupe dhe ka marrë katër fitore.
Në fazën e eliminimit direkt, “Blutë e Londrës” arritën të hiqnin nga gara Benficën duke e mposhtur me shifrat 4-1 pas kohës shtesë. Ndërsa në çerekfinale mposhtën Palmeirasin me shifrat 2-1.