Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

E konfirmon presidenti Trump, trofeu origjinal i Botërorit të Klubeve ndodhet ende në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga NEWSPORT
E konfirmon presidenti Trump, trofeu origjinal i Botërorit të Klubeve
Donald Trump & Gianni Infantino

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar se pas fitores së Çelsit ndaj PSG-së,  atyre iu dha një trofe replike i Kupës së Botës për Klube, ndërsa trofeu i vërtetë u la në Shtëpinë e Bardhë “përgjithmonë”.

Trump ishte pjesë e ceremonisë së finales së madhe, ku qëndroi me ekipin gjatë festimeve me trofeun. Në atë moment u krijua edhe një situatë e çuditshme për lojtarët e Çelsit, të cilët u detyruan të festonin rreth tij.

Sipas Trump, trofeu i ishte dorëzuar kur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e vizitoi atë në muajin mars

“Ata thanë: ‘A mund ta mbani këtë trofe për pak kohë?’ E vendosëm në Zyrën Ovale”, deklaroi Trump.

"Dhe pastaj i thashë: 'Kur do ta marrësh trofeun?' Ai tha: 'Nuk do ta marrim kurrë. Mund ta kesh përgjithmonë në Zyrën Ovale. Po bëjmë një të ri.'"

“Dhe në fakt bënë një të re. Kështu që kjo ishte mjaft emocionueese… është në Oval tani.”

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga