
Jamal Musiala pësoi një dëmtim “horror” gjatë përplasjes me portierin e PSG-së Donnarumma në Botëroin e Klubeve, edhe pse u duk qartë se ky i fundit nuk kishte asnjë qëllim të keq. Si përfundim “Bambi” (Musiala) do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për disa muaj, si rezultat i këputjes së ligamentit të kyçit të këmbës.
Reagimi të forta ishin të tifozëve kundër Donnarummas, duke e cilësuar “fajtor”. Në lidhje më këtë temë ka reaguar edhe protagonisti, vetë Musiala përmes rrjete të tij sociale: “Dua t'i falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre; kjo do të thotë shumë për mua.
Është mirë të shoh botën e futbollit të bashkuar për këto çështje gjatë kësaj kohe. E vlerësoj shumë. Operacioni shkoi shumë mirë dhe jam në gjendje të mirë. Doja gjithashtu të thoja se nuk fajësoj askënd për këtë; situata të tilla ndodhin. Tani do ta përdor periudhën tjetër për të rifituar forcën time. Mezi pres t'ju shoh përsëri”.