Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

VIDEO/ Trump “nuk pyet” as në futboll, presidenti i SHBA-së bëhet protagonist gjatë ngritjes së trofeut të Chelsea

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Trump “nuk pyet” as në futboll, presidenti i
Donald Trump dhe ekipi i Chelsea

Donald Trump ishte i ftuari i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino në finalen e Botërorit të Klubeve ku Chelsea triumfoi ndaj PSG-së me shifrat 3-0.

Presidenti i SHBA-së u bashkua kreut të FIFA-s në fushë pas përfundimit të ndeshjes, për t'ia dorëzuar trofeun skuadrës londineze.

Por çuditërisht, Trump zgjodhi të mos e ndiqte Infantinon jashtë kuadratit pasi ia dorëzoi trofeun kapitenit Reece James, duke qëndruar aty teksa yjet e Chelseat u detyruan të festonin rreth tij.

Pas ndeshjes, James komentoi për këtë moment. “Të them të drejtën, ishte mjaft e zhurmshme. Nuk munda të dëgjoja shumë. Ai thjesht më përgëzoi mua dhe ekipin për ngritjen e trofeut dhe na tha të shijonim momentin.”, u shpreh kapiteni i Chelsea.

Për më tepër, Cole Palmer, i cili shënoi dy gola fantastikë, duke udhëhequr ekipin drejt fitores u duk i hutuar nga prania e gjatë e Trumpit në fushë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga